Artan Hoxha tha se rrezja e raketave balistike iraniane mund të shtrihet deri në Europë
Tensionet në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet e fundit ushtarake e politike e vendosin Iranin në një fazë delikate. Gazetari Artan Hoxha deklaroi se rrezja e raketave balistike iraniane mund të shtrihet deri në Europë, duke e cilësuar Teheranin një fuqi me ndikim rajonal, por jo global.
Sipas tij, Irani ka humbur pjesë të ndikimit që ushtronte më parë në rajon. Ai argumentoi se goditjet e vitit të kaluar dhe protestat e brendshme e kanë dobësuar regjimin, duke e vendosur në një nga momentet më të vështira gjatë dekadave të fundit. Hoxha shtoi në A2 CNN se operacioni i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli goditi jo vetëm drejtimin fetar, por edhe strukturën drejtuese të shtetit.
Ai theksoi se Irani ka investuar për vite me radhë në infrastrukturë ushtarake, edhe si pasojë e konfliktit të gjatë me Irakun. Megjithatë, sipas tij, kapaciteti i vendit mbetet brenda kornizës së një fuqie rajonale. Në këtë kontekst, ai përmendi edhe deklarimet për raketa balistike me rreze të gjatë veprimi që mund të arrijnë territorin europian.
Artan Hoxha: Irani e ka humbur fuqinë rajonale që ka patur. Nuk e ka më atë fuqi. Dhe me goditjen që mori gjatë vitit të kaluar dhe protestat e mëdha që shpërthyen më mbrapa, dukej që regjimi ishte në një pozicion nga pozicionet më të dobëta që ai ka patur gjatë gjysmë shekulli që ata e drejtojnë një vend aq të madh siç është Irani. Në këto kushte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli realizuan këtë sulm. Britania nuk i bashkua këtij operacioni. Por goditja ka qenë fatale, sepse nuk është goditur vetëm ë Ajatollau. Është goditur bërthama që e qeveriste atë vend. Ai vend kishte për shkak edhe të konfliktit 10 vjeçar që ka patur me Irakun kishte investuar dhe kishte një infrastrukturë ushtarake, goxha të madhe e cila i kushtonte vendit shumë. Por nga ana tjetër fuqia me të cilën ai vend është përballur, pra Irani është një fuqi rajonale, jo globale. Kaq është fuqia e tij. Kam parë edhe gjatë vitit të kaluar, rrezja e raketave që ata thoshin mund të vijë deri në Europë, raketa balistike, por ai është një fuqi rajonale, nuk është një fuqi globale.
Duke patur parasysh që nuk është dhe një vend demokratik, pra që ka dhe këtë dhe këtë problematikën tjetër, i rrethuar nga vende me të cilët ai herë pas here ka bërë konflikte. Lufta me Irakun, Afganistanin që e ka aty e ka ngjitur. Është një kundërshtar i hapur i vendeve arabe. Herë pas here me Turqinë ka patur fërkime, sepse edhe Irani ka 7% të popullsisë kurdë dhe gjithmonë kurdët duke qenë se është një komb i cili s'ka shtet, i shpërndarë në tre Turq Siri Irak dhe Iran dhe ata janë të gatshëm në çdo moment që u jepet një shpresë që ju mund të krijoni shtet ata mund të bëhen aleatë dhe ne kemi parë se ç' bënë kurdët në Irak dhe në Siri. Pra kurdët janë gjithmonë një komb që është një komb me mbi 20 e ca milion banorë që mund të reagojnë dhe të bëhet një aleat i perëndimorëve në qoftë se atyre je mundësia të kenë shtetin e vet.
Lini një Përgjigje