TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 11:42

Lirohet nga burgu Lefter Koka

Shkruar nga Pamfleti

Lirohet nga burgu Lefter Koka

Lirohet nga burgu ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. 

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, është liruar pas katër vitesh qëndrimi në burg.

Vendimi është marrë pasi GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” në çështjen që lidhet me inceneratorin e Fierit.

Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.

Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë, inceneratori i Elbasanit, Tiranës dhe Fierit nuk paraqesin më masa sigurie në fuqi.

Lini një Përgjigje