TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2025, 09:34

Lirohet Vangjush Dako

Shkruar nga Pamfleti
Lirohet Vangjush Dako
Lirohet Vangjush Dako

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është liruar këtë të premte nga burgu, pasi ka përfunduar ditët e mbetura të vuajtjes së dënimit të tij me burgim.

Dako ka lënë ambientet e qelisë së burgut të Durrësit herët mëngjesin e sotëm.

Dako ishte rikthyer në qelinë e burgut pasi ishte shtruar në Spitalin e Durrësit për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Ai u shtrua më 16 shtator, ditën kur Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të konfirmonte dënimin e tij me 2 vite e 8 muaj burg, një vendim që i dha fund një procesi të zgjatur gjyqësor.

Sipas përllogaritjeve zyrtare të kohës së vuajtur të dënimit, Dakos i kishte mbetur për të shlyer vetëm gjashtë ditë izolim pas konfirmimit të vendimit nga Apeli, pasi pjesën më të madhe të burgut e kishte kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpie.

lirohet vangjush dako

Lini një Përgjigje