TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2026, 17:28

“Listën top sekret e ka ministri”, Klodiana Lala tregon emrat potencialë për kreun e ri të Policisë: Rama mund të bëjë surpriza!

Shkruar nga Pamfleti
“Listën top sekret e ka ministri”, Klodiana Lala tregon emrat
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa nga emrat e mundshëm potencialë për Policinë e Shtetit, si Skënder Hita, Lorenc Panganika dhe Tonin Vocaj.

Sipas Lalës këto emra kanë pasur performancë të mirë, por Rama mund të bëjë surpriza.

Ajo tha se janë 14 kandidatë që garojnë për këtë detyrë, pas shkarkimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

“Ka një konkurs për këtë detyrë. Kandidatët janë 14 zotërinj, dy zonja u s’kualifikuan. Ata iu përgjigjen intervistës. Është ngritur një komision, ku marrin pjesë zv.ministri i Punëve të Brendshme, sekretarja e përgjithmonë e ministrisë dhe drejtuesja e AMP, të cilët dje kanë bërë pikëzimin e kandidatëve dhe e kanë dorëzuar listën te ministri Llamallari. Disa prej tyre, kanë pasur performancë të mirë. Gara është ngushtuar dhe vërtet rreth 3-4 emrave. Emrin e propozon ministri dhe më pas ia dërgon Këshillit të Ministrave. Unë do të marr guximin të them 3-4 emra, që janë potencialë; Skënder Hita, drejtor aktual i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, që është në Akademinë e Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, që ka mbajtur poste të rëndësishme në Polici dhe Afrim Tafa. Por Rama mund të bëjë surpriza. Policia ka sfida para. Ndaj ky është momenti që drejtori i ri i policisë, të ketë kurajë dhe të thotë; jo përballë politikës!”, tha ajo për emisionin ‘Kjo javë’.

Lala tha se duhen të gjenden mekanizma të tjera për drejtorin e ri të policisë, duke shprehur edhe dyshimet e saj rreth këtij procesi.

klodiana lala emrat potencialë për kreun e ri të policisë

Lini një Përgjigje