TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2025, 19:46

"Lot krokodili për Alimehmetin", Sefa sfidon Këlliçin dhe Nokën: Pse nuk ia lini vendin në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

"Lot krokodili për Alimehmetin", Sefa sfidon Këlliçin

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve. Sipas tij, qëllimi i PD është vetëm mbajtja në detyrë e kryetarit Sali Berisha.

Indrit Sefa tha se në PD po "derdhen lotë krokodili" për Ilir Alimehmetin dhe nëse do e kishin seriozisht, si Flamur Noka, ashtu edhe Belind Këlliçi do ia lironin vendin atij.

Lidhur me partitë e reja, Sefa u shpreh se ato e kanë përqëndruar betejën më shumë te konfliktet mes tyre, sesa të bashkimi, me gabime strategjike para dhe paszgjedhore, që i çojnë në një dinamikë shpërbërjeje.

“Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit. Por PD thjeshtë do që të mbajë kryetarin Sali Berisha në detyrë që të mos ikë. PD e bëri vetë sistemin elektoral, e kërkoi vetë, nuk e bëri PS-ja. PD ishte koshiente që në fillim që nuk do i fitonte zgjedhjet. Qajnë me lot krokodili për Ilir Alimehmetin, bëjnë sikur qajnë. Le të japë dorëheqjen Belind Këlliçi dhe të hyjë doktor Alimehmeti në parlament, nëse u vjen keq siç shprehen. PD ka propozuar këtë sistem, me listë të mbyllur që të jenë vetë brenda dhe të hapurën, ku të tjerët të punonin për vota për të hyrë ata”, tha Sefa për “Report Tv”.

 

Lini një Përgjigje