TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2023, 13:16

Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave, ambasada e SHBA: Kushdo që ka informacion të sinjalizojë DEA-n!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave, ambasada e SHBA:

DEA amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit.

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka njoftuar krimin e një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë, sa i takon informacioneve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave.

Ambasada Amerikane bën me dije se DEA do të mbajë të fshehtë çdo të dhënë të qytetarëve.

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.”-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave, ambasada e SHBA:

korrupsioni

Lini një Përgjigje