TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2026, 16:18

Lufta në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës pezullon fluturimet drejt Izraelit dhe Dubait

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës pezullon fluturimet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve me destinacion Tel Avivin dhe Dubain, për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore në rajon.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet e aeroportit bëjnë të ditur se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, në varësi të zhvillimeve të situatës.

TIA u ka bërë thirrje pasagjerëve që të kontaktojnë drejtpërdrejt me kompanitë ajrore përkatëse për informacione të përditësuara lidhur me rezervimet, rimbursimet apo alternativat e udhëtimit.

Autoritetet theksojnë se çdo ndryshim i mëtejshëm do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare.

Lufta në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës pezullon fluturimet

Lini një Përgjigje