
Analisti Ben Andoni duke komentuar situatën brenda PD-së ka deklaruar se Gzament Bardhi gjatë kësaj kohë ka treguar paqartësi në identitetin e tij politik.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se Bardhi duket se ka ego të madhe po ka përpara hijen e Berishës dhe hijen e Bashës. Ndërkohë që Andoni shtoi se nëse do të respektohej statuti i Komisionit të Etikës, përçarja e partisë nuk do të ndodhte.
“Të mjaftonte vetëm një foto në zoom për të parë se sa persona morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të PD-së. Ajo që shoh te Bardhi është paqartësia e pozicionit të tij dhe paqartësia e identitetit të tij politik. Është një paqartësi. Duket që Bardhi ka ego të madhe po ka përpara hijen e Berishës dhe hijen e Bashës. Sikur të respektohej statuti tek Komisioni i Etikës ose te pjesa tjetër, as përçarja e PD-së nuk do të ndodhte. Bardhi brenda një viti kishte mundësi që brenda një viti të vendoste piketat me Bashën”, tha Andoni.