Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit që u angazhuar në luftën me zjarret këtë verë.
Pjesë e kësaj kategorie janë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse.
Pagesa për ta, 1 deri në 3 muaj, do të përcaktohet në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.
Kujtojmë se më 27 gusht, Kryeministri Edi Rama nderoi 24 zjarrfikës, ushtarë dhe policë për betejën që bënë me zjarret në të katër anët e vendit.
Lini një Përgjigje