
Një zhvillim i papritur ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Altin Dumani, kreu i SPAK, do të pritet sot në Uashington nga Zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan P. Hanrahan. Lajmi u bë publik nga vetë Departamenti i Shtetit në faqen zyrtare
Por kush është Brendan Hanrahan? Me ardhjen e Rubios në detyrë, ai zëvendësoi anëtarin e lartë të shërbimit të jashtëm Louis Bono si kreu i byrosë për Evropën të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Ai është zyrtari më i lartë në DASH për Evropën.
Hanrahan ishte investitor në një firmë private amerikane dhe më parë ka punuar si këshilltar politikash për Komitetin e Senatit për Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen nën drejtimin e Marko Rubios.
“Brendan Hanrahan është Zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR). Përpara se t'i bashkohej Departamentit të Shtetit, Z. Hanrahan ishte investitor në Bain Capital në ekipin e Kapitalit Privat të Amerikës së Veriut, ku drejtoi marrëveshjet dhe bashkëpunoi me kompani në sektorët e Shërbimeve të Konsumatorit dhe Biznesit. Më parë, ai punoi si këshilltar politikash për Komitetin e Senatit për Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen, duke shërbyer nën drejtimin e Kryetarit të atëhershëm Rubio. Ai e filloi karrierën e tij në McKinsey & Company ku mbështeti klientët e sektorit publik dhe privat.
Z. Hanrahan mban një diplomë AB nga Kolegji i Harvardit dhe një diplomë MBA nga Shkolla e Biznesit Stanford”, thuhet në faqen e DASH.
Lini një Përgjigje