TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2025, 20:14

Macron viziton Piramidën e Tiranës, sheh nga afër shkollën e kodimit “Ecole 42”

Shkruar nga Pamfleti

Macron viziton Piramidën e Tiranës, sheh nga afër shkollën e

Pas mbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emmanuel Macron vizituan mbrëmjen e së premtes Piramidën e Tiranës – tashmë e transformuar në një qendër multifunksionale inovacioni dhe teknologjie. Vizita shënoi hapjen zyrtare të shkollës franceze “Ecole 42” në Shqipëri, një institucion prestigjioz i kodimit me prezencë në 31 vende të botës.

Për t’i dhënë dritën jeshile ‘Ecole 42’, shkollës prestigjioze franceze të kodimit... tashmë edhe në Shqipëri”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e kësaj nisme për zhvillimin teknologjik të vendit.

Në ambientet moderne të Piramidës, Rama dhe Macron u shfaqën mes të rinjve dhe stafeve përkatëse, duke vizituar hapësirat ku tashmë do të formohen programuesit dhe talentet digjitale të brezit të ri shqiptar.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e përpjekjeve për të afruar Shqipërinë me standardet e inovacionit dhe arsimit europian, dhe njëkohësisht për të konsoliduar marrëdhëniet bilaterale me Francën përtej nivelit diplomatik – në fusha konkrete si teknologjia dhe arsimi profesional.

Lini një Përgjigje