TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2025, 15:53

Mafia e plehrave në Elbasan: “Eco-Alb” përlau mbi 4 mld lekë për trajtimin e mbetjeve, tani helmon banorët!

Shkruar nga Pamfleti

Mafia e plehrave në Elbasan: “Eco-Alb” përlau mbi 4 mld

Kompania e Leli Krajës ka përfituar miliona nga 8 bashkitë e qarkut, por plehrat digjen në mes të ditës dhe helmohen banorët...

Një skandal i përmasave të mëdha ka ndodhur në Elbasan. Teksa kryeministri del e mburret dhe mbështet inceneratorët, në Elbasan është dëshmia e gjallë se si vidhen miliarda nga taksat e qytetarëve dhe në fund janë ata që e pësojnë.

Vetëm dy ditë pasi zyrtarë të Bashkisë Elbasan dhe bashkive përreth u thirrën në prokurori, befas ju vu flaka “malit” të plehrave.

Skandali bëhet më i rëndë, pasi kompania “Eco-ALb”,  që menaxhon inceneratorin, ka marrë çdo vit miliona nga bashkitë përreth për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve. Pot nuk ka bërë asnjë trajtim, kjo pasi inceneratori më shumë ka qëndruar fikur se ndezur.

Por kjo nuk e ka ndalur kompaninë të grabëllojë miliarda. Mësohet se përgjatë viteve 2022, 2023, 2024 dhe 5 mujorit të vitit 2025, 8 bashkitë e qarkut kanë derdhur në llogari të kompanisë mbi 4 miliardë lekë.

Bashkia Elbasan ka kryer plot 239 transaksione bankare me një vlerë të përgjithshme mbi 2 miliard e 442 milion lekë të vjetra.

Bashkia e Gramshit rezulton të ketë kryer 72 transaksione në drejtim të “Eco-Elb” me 209 milion lekë të vjetra. Ndërsa bashkia e Librazhdit ka kryer 65 transaksione me vlerë 265 milion lekë të vjetra.

Bashkia Prrenjas ka kryer 71 transaksione me 223 milion lekë të vjetra. Kurse bashkia e Cërrikut ka kryer 71 transaksione drejt “Eco-Elb” me vlerë totale mbi 308 milion lekë të vjetra.

E përfshirë në transaksione për një shërbim që është kryer pjesërisht është dhe bashkia Belsh, e cila ka kryer 72 transaksione me vlerë mbi 198 milion lekë të vjetra. Pas saj ka vijuar dhe bashkia e Peqinit me 66 transaksione, vlera e të cilave është 298 milion lekë të vjetra.

E fundit qëndron bashkia e Rogozhinës e cila ka kryer drejt kompanisë “Eco-Elb”, plot 12 transaksione me vlerë financiare 187 milion lekë.

Në nenin 4 të Objektit të Kontratës së lidhur mes administratorit të “Eco-Elb” Leli Kraja dhe 8 Drejtorive Juridikë të bashkive në qarkun e Elbasanit, parashikohet pranimi i mbeturinave, grumbullimi i tyre, trajtimi dhe më pas djegia nëpërmjet impiantit të incenerimit.

Të 4 këto shërbime sipas kontratës duhet ti ofronte kompania “Eco-Alb”. Ndërsa 8 bashkitë duhet të paguanin nga buxheti i tyre çdo muaj për këto 4 shërbime.

Tre proceset e para siç është pranimi, grumbullimi dhe trajtimi që parashikon selskionimin e tyre janë kryer për gati 4 vite me radhë nga kompania, ndërsa incenerimi thuajse nuk është ofruar fare si shërbim.

Kjo për shkak se sipas kompanisë “Eco-Elb”, impianti i djegies ka pasur difekt dhe pjesën më të madhe ai ka qëndruar i mbyllur.

Në vitin 2022 impianti i djegies së mbeturinave ka funksionuar vetëm 24 ditë, për shkak të difekteve që ka pësuar. Ndërsa në vitin 2023, impianti ka punuar përafërsisht vetëm 7 muaj. Ndërsa në vitin 2024 dhe 5 muajt e vitit 2025, impianti i djegies nuk ka punuar fare.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë aferë, por duket se gjithçka ecën me ritme të avashta. Pak ditë më parë u thirrën në organin e akuzës drejtorë Juridikë dhe disa shefa finance të Bashkive Elbasan, Gramsh, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Belsh, Peqin dhe Rogozhinë. Por vetëm 3 nga 10 të thirrurit u paraqitën duke sfiduar ligjin. Tani duket se duan të fshehin gjurmët e krimit dhe djegin plehrat në mes të ditës dhe vapës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje