TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 21:51

Makthi grek nga shqiptarët/ Tha ‘Rroftë Çamëria’ kur erdhi Mitsotakis, si Athina shpalli “non grata” aktivistin

Shkruar nga Pamfleti

Makthi grek nga shqiptarët/ Tha ‘Rroftë

Greqia ju rikthye sot metodave shoviniste, duke shpallur “non grata” këdo që i kritikon. Sot ju komunikua gazetarit Artan Hoxha se ai është i padëshiruar mbi deklaratat dhe qëndrimet që ka mbajtur ndaj tyre.

Por ai nuk është i vetmi. Të njëjtin fat ka pasur edhe Marin Mema. Ky i fundit ka folur sot në “Top Story”, ku ka thënë se ka dhe shumë të tjerë që janë sanksionuar nga grekët.

Pak muaj më parë është shpallur një aktivist non-grata se tha ‘Rroftë Çamëria’ kur erdhi Mitsotakis. Kjo gjë nuk është ndalur. Vazhdon.

Një djalë kishte bërë foto në Çamëri me fëmijën e tij dhe bashkëshorten. E morën në komisariat dhe i thanë: ‘Të ka çuar Marin Mema’. Ai djalë nuk jetonte në Shqipëri. Jetonte në Suedi. I ka ndodhur shumë personave.

Mua kjo non-grata nuk më ka kushtuar asgjë, sepse kjo nuk e bllokon të vërtetën. Ti mund të bllokosh Marinin, por nuk bllokon të vërtetën të dalë në sipërfaqe. Kjo i ka dhënë më shumë zë zërit të së vërtetës. Unë habitem pse nuk ka një reagim të vërtetë.

Asnjëherë nuk është mbajtur një qëndrim serioz për ta adresuar këtë çështje. Futem në vitin e 14-të. A thua se jam ky terrorist i madh që në vend të kallashnikovit kisha stilolapsin”, tha Mema.

 

Lini një Përgjigje