
Teksa komentoi sot shpalljen të padëshiruar të Artan Hoxhës nga Greqia, gazetari Marin Mema, ka folur për rastin e tij. Në vitin 2012 ai u shpall po "non grata" nga shteti grek.
Ai shprehet se nuk mund ta çojë dot këtë çështje deri në Strasburg, pasi në gjyqet greke nuk e lejojnë të kalojë shkallët përkatëse.
Ai gjithashtu flet dhe për shumë persona të tjerë që janë non-grata nga Greqia për disa arsye që ai i përshkruan si absurde.
“Në 2026 hyj në vitin e 14-të. Jam përpjekur ta çoj në gjykatë. Kam kontaktuar një avokat, por nuk të lënë në Greqi të kalosh shkallët përkatëse që ta çosh deri në Strasburg, sepse e dinë që në Strasburg e humbin. Nuk futesh fare në procedurë për t’i kaluar këto shkallë. Duhet të kalosh shkallët në shtetin përkatës që ta kalosh në Strasburg.
Unë kam të njëjtin kryq. Në vendet e tjera qeshnin kur i thoja se lidhej me një qëndrim për Greqinë. Ajo që nuk kemi përmendur saç duhet është që kjo histori nuk është ndalur asnjëherë. Kur jam shpallur non-grata në vitin 2012, bashkë me mua në atë kohë janë shpallur non-grata edhe dy të tjerë që ishin me mua”, tha Mema.
Lini një Përgjigje