TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 19:57

Mandarinat me helm? Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte kancerogjene, AKU-ja hesht!

Shkruar nga Pamfleti

Mandarinat me helm? Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në

Nëse lexojmë etiketën ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret të për të spërkatur në fushat e bujqësisë, ai përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor dhe bishtajore , e pavarësisht kësaj në Shqipëri u shitën mandarina të spërkatura me këtë ilaç.

AKU tregoi paaftësinë të ndalonte tregtimin e tij produktit, nga ana tjetër edhe pse kanë kaluar 5 ditë AKU dhe MB ende nuk zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky ishte një produkt shqiptar apo importi, dhe se sa është sasia e mandarinave me periphos methyl që ka shkuar të tryezat e qytetarëve të Tiranës, dhe jo vetëm ,

“Pimiphos methyl është një insekticid i grupeve fosofrogranik i cili vite më parë përdoren për të luftuar insektet në kushtet e vetecionit, por tashmë nuk përdoret më dhe ai aplikohet vetëm për produktet në ruajtje“, u shpreh pedagogu i UBT, Shpend Shahini.

Qenë analizat laboratorike të ISUV  ato që dhanë alertin se mandarinat janë spërkatur me këtë ilaç. Nëse lexojmë etiketën e produktit kuptojmë edhe arsyen se përse  komuniteti europian e ka hequr nga lista e preparateve bujqësore që lufton insektet në pemë. Rreziqet që vijnë nga ky helm janë shumta, saktësisht në shishet e ilaçit.

Mund të shkaktojë acarim të rrugëve të frymëmarrjes

Shkakton dëmtime të organeve të sistemit nervor qendror

Ky ilaç nuk duhet të ishte tek mandarina dhe fajin për këtë nuk e ka vetëm fermeri, por edhe specialist i drejtorisë së bujqësisë i cili duhet të jetë në terren për të informuar bujkun.

“Bazuar në analizën që ju thoni atëherë mendojmë që fermerët e kanë përdorur në kushtet e vegjatacionit atëherë këtu hyn roli i famacistëve dhe ekspertëve bujqësor që duhet të jenë afër fermerëve për t’i rekomanduar“, tha Shahini.

Deri më tani AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë bërë asnjë reagim për skandalin e mandarinave të rrezikshme, Ky rast ngre shqetësime serioze mbi kontrollin e zinxhirit ushqimore dhe  vë në pikëpyetje sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit./TCH

Lini një Përgjigje