5 muaj pas emërimit, Genc Deromemaj ka lënë detyrën...
Vijon mallkimi në Kadastrën e Vlorës. Genc Deromemaj, i cili u emërua me shumë bujë për shkak se braktisi strukturat e PD, mësohet se është larguar nga kjo detyrë vetëm 4 muaj nga emërimi.
Deromemaj ka zgjedhur të dorëzojë dorëheqjen, por pa patur më shumë detaje për arsyet.
Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për Bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.
Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë. Në 24 qershor të vitit 2025 ai u emërua drejtor i Kadastrës Vlorë, post që e mbajti afro 4 muaj.
Largimi i tij duket se është vijim i mallkimit që ka kapur Kadastrën e Vlorës. Deromemaj zëvendësoi në këtë psot Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë. Para tij këtë post e mbajtën Ergys Skënderi dhe Ina Luci.
Vetëm në vitin 2020 u ndërruan 6 drejtorë në këtë institucion. Më herët u dorëhoq Viola Hima, e cila qëndori vetëm 4 ditë në detyrë. Po ashtu Bilbil Aliaj ka zëvendësuar Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para këtij të fundit drejtues ishin Elona Hodaj, Aleta Nazeraj dhe Florian Almadhi.
Kam qene 34 dhe jam 64 vjece dhe nuk me legalizojne pronen ne lungomare 2. E duan pushtetaret per vete, jam ngjit me hotel Priam.. jemi te vetmit pronare ketu. Kane blere nga ne te gjithe majtas - djathtas ..e kami cuar problemin deri ne spak, dhe s'po marrim zgjidhje...Thjesht. E duan per vete. Duan te gjejne nje mundesi ta marrin per llogari te kupoles...