
Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen nga mediat e huaj. Shumë media ndërkombëtare kanë bërë mjaft artikuj mbi bukuritë e vendi tonë dhe turizmin, por duket se vëmendje ka tërhequr dhe plani i ri i qeverisë për zhvillimin e industrisë detare
Ka qenë zv/kryeministrja Belinda Balluku, ajo e cila përmes një postimi në rrjetet social, ka bërë me dije se ka pritur dy gazetarë nga revista “MarinaWorld”. Balluku ka folur nga afër me ta lidhur me krijimin e një rrjeti marinash të ndërlidhura.
“Shqipëria po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e mediave të huaja, sidomos me zhvillimet e fundit në fushën e turizmit. Kënaqësi të mirëprisja Patrick Norén dhe Brianna Johann nga revista prestigjioze “MarinaWorld” për të ndarë vizionin dhe planet e Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e industrisë detare. Përmes krijimit të një rrjeti marinash të ndërlidhura, po hapim një kapitull të ri që do ta pozicionojë Shqipërinë si një destinacion të ri dhe frymëzues në hartën e turizmit detar”, shkruan Balluku.
E themeluar në shtator të vitit 2000, “Marina World” është botimi kryesor ndërkombëtar i dedikuar industrisë së marinave dhe brigjeve ujore. Revista e shtypur botohet katër herë në vit dhe shpërndahet në të gjithë botën. Çdo numër ofron përmbajtje editoriale me cilësi të lartë, njohuri nga ekspertë dhe inteligjencë tregu, duke e bërë atë një burim thelbësor për profesionistët e përfshirë në zhvillimin, menaxhimin dhe rritjen e marinave dhe infrastrukturës përkatëse.
Do vije shume shpejt dita kur edhe varrezat do te na i shisni. Trojet Shqiptare kane qene gjithnje burime eksperimentesh te shkaterrimit e zhdukjes te nje kombi. Kjo tani eshte thika e fundit ne kofomen e te kombit te mbaruar. Jepini, zhdukni edhe kockat e te vdekurve e te mos mbetet as edhe nje gjurme DNA (ADN) qe Shqiptaret kane jetuar ne ato troje. Shqiptareve nuk ua kane marre me force mallin gjene as fuqite me te medha e me ligjet 7501 ua moren te gjitheve. Si duket zbatuan mesimet e fqinjeve qe kur rane perandorite Romako-Bizantine-Otomane me te tilla ligje i lane Shqiptaret jashte trojeve. U arrit deri sa edhe shkollat e ambulancat e lagjeve u sulmuan qe te zhdukeshin dosjet e lere me arkiva e organet e sigurise, sistemi nervor cdo shteti.