Aktualitet12 Korrik 2023, 13:50

Marrëveshja e Kosovës me BE, Frrok Çupi: Kurti u tërhoq nga veriu për të mbrojtur veten

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja e Kosovës me BE, Frrok Çupi: Kurti u tërhoq

Analisti Frrok Çupi është shprehur se Albin Kurti u tërhoq nga veriu i Kosovës për të mbrojtur veten, pasi sipas tij Kurti mendon se duke bërë lëshime do të shpëtojë veten, qeverinë e tij dhe Kosovën që e trajton si pronë të tij.

“Kurti është tërhequr për të mbrojtur veten. Ai mendon se duke bërë këtë lëshim do të shpëtojë qeverinë, veten e tij dhe sipas tij edhe Kosovën që e trajton se pronë të tij.

Në rastin konkret kemi të bëjmë zhvillime shumë të rënda. Mbledhja e NATO-s në Vilnues nuk e preku Kosovën, që do të thotë se NATO, BE dhe SHBA kanë mbaruar punë me Kosovën. E dyta, shpallja “non grata” e Vulin tregon se tanimë është mbledhur litari. Thotë që në vjeshtë do të ndodhë kjo gjë, duke mos përcaktuar datë dhe kjo është një nga hiletë e radhës së tij”, tha Çupi.

Analisti tha se premtimet e Albin Kurtit në fillim ishin të mëdha, nisur që nga sulmet ndaj bandave në veri, më të cilat doli tani se bashkëpunon dhe i “harroi”. Çupi tha se Kosova do të mallkojë veten se pse e solli Kurtin në qeveri.

“Ai kishte caktuar vetëm dy javë për ta bërë këtë gjë. Dha premtime shumë të mëdha. Nisi sulmet ndaj bandave në veri, doli që ai bashkëpunonte me ta dhe tani nuk i përmend më.

Një gjë është e sigurtë, se Perëndimi nuk e beson me qeverinë e Kosovës dhe e dyta, Kosova edhe pse ndodhet para një situatë dramatike në veri do të ketë një lodhje të jashtëzakonshme me Kurtin, do të mallkojnë veten se pse e sollën Kurtin në qeveri”, theksoi analisti.

Më tej, Çupi tha se Kosova do ta ketë të vështirë të rikuperojë marrëdhëniet e “prishura” me aleatët perëndimorë, nisur nga fakti se kryeministri i saj Albin Kurti, ka zgjedhur të kryejë veprime të pakoordinuara, në pjesën e veriut.

Për ABC News, analisti tha se rregullimi i marrëdhënieve mund të ndodhë vite më vonë, por pavarësisht kësaj Çupi shtoi se Kosova nuk është më si më parë, përpara se Albin Kurti të ndërmerrte aventura e rrezikshme. Sipas tij, Kurti ka një qëllim: të ketë tension të stërzgjatur në veri.

“Kjo është një përgjigje që mund të thuhet shumë shkurt, por është një përgjigje që i kthehet zakonit dhe sjelljes së fuqive të mëdha ndaj vendeve aleate. Kurrë nuk mund të ndodhëm, që në një periudhë të shkurtë të rivendosen marrëdhëniet. Kjo ka vdekur. Edhe sikur papritur të mund të vendosen, që nuk ndodh, do bëhet e pabesueshme SHBA ose BE. Jemi në sfidë: o është e pabesueshme qeveria e Kosovë ose bëhet të pabesueshëm para gjithë botës SHBA dhe BE. Kjo mund të ndodh në shumë vite të ardhshme, por nuk do ndodh kurrë siç ishte, Kosova nuk do jetë kurrë siç ishte para se të niste pasioni i Kurtit për të shkaktuar… Kurti nuk ka asnjë qëllim tjetër, por Kurti ka një qellim tjetër që e ka edhe Vulin, Vuçiç dhe Moska, të shkaktojë trazira në veri dhe atje të qëndrojë një tension permanent”, tha ai.

Ai shtoi se Kurti po përpiqet të kthejë popullin e Kosovës kundër aleatëve të saj.

“Gjithë lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti si majtist shumë ekstrem nuk e ka besuar dhe nuk do donte kurrë të kishte të bënte me SHBA. Ka disa arsye për këtë, sepse SHBA është fuqia që është e angazhuar për vendosjen e demokracisë, është e angazhuar kundër dhunës në çdo shtet. Kushdo në Kosovë e konsideron një zot Amerikën, sepse e ka çliruar, i ka dhënë republikën dhe këtë fat Albin Kurti nuk do ta ndajë me Amerikën, por këtë fakt do ta mbajë për vete. Amerika, sipas idesë së tij, duhet spostuar pak nga pak dhe duhet lënë jashtë”, tha Çupi.

kosove be frrok cupi kurti