Aktualitet12 Korrik 2023, 13:24

Motra e Saimir Sulës në Barcelonë për zemrën e të vëllait: Po presim jashtë, emri ynë nuk figuron në listë

Shkruar nga Pamfleti

Motra e Saimir Sulës në Barcelonë për zemrën e të

Motra e Saimir Sulës ndodhet në Barcelonë për të tërhequr zemrën e vëllait të saj. Mirëpo, Majlinda dhe dy avokatet e saj nuk janë lejuar që të futen brenda institucionit të Toksikoligjisë, duke u shprehur se roja i ka bërë të ditur se emri i tyre nuk ishte në listë.

Majlinda tha gjithashtu se askush nuk po iu përgjigjet thirrjes së saj, as avokatja e çështjes, as prokurorja e cila sipas saj i ka bllokuar.

“Unë jam Majlinda Sula, familjare e Saimirit. Prokurorja na ftoi këtu, është ora 12:10 minuta, kemi dy orë që presim te dera e institutit. Kemi dy orë që presim te dera në institutin në Barcelonë. Këto dy zonjat janë avokatet e mia. Avokatja e Ambasadori nuk ia ka fare idenë, se thotë nuk jam në Madrid, ne familjarët kemi 2 orë që presim këtu. Roja po na thotë që emri i familjarëve nuk janë në listë dhe avokatët nuk janë në listë, se prokurorja nuk ka njoftuar se duhet të jemi prezentë. Prokurorja na ka bërë bllok, zoti ministër jepi zgjidhje”, thotë ajo.

Sot ishin planifikuar të kryheshin procedurat për transportin e zemrës së Saimir Sulës, në prani të familjarëve dhe institucioneve zyrtare nga Shqipëria dhe Spanja, të përfshira në këtë çështje.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.

Fillimisht nga spitali u tha që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

 

majlinda saimir sula