Aktualitet12 Korrik 2023, 12:58

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, avokati: Largimi rëndon pozitën e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, avokati: Largimi rëndon

Avokati Besart Logo ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Logu tha se largimi i Arben Ahmetajt rëndon pozitën e tij penale përballë ligjit. Ai shtoi se refuzimi i përballjes me drejtësinë do të reflektojë në dënimin përfundimtar, i cili do të jetë më i lartë.

“Largimi i zotit Ahmetaj përkon me të njëjtën datë dhe ditë, 7 korrik, kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Po t’i referohemi rregullores së Kuvendit, në momentin që dorëzohet kërkesa në Kryesinë e Kuvendit që sjell dhe mbledhje e Këshillit të Mandateve, një kopje e kërkesës dhe provave i çohet deputetit në fjalë, që t’i jepet mundësia e mbrojtjes. Ta largojmë dhe këtë pjesën e dekonspirimit që doli nga SPAK, mos ta bëjmë pis SPAK-un dhe të jemi sa më objektivë.

Zgjedhja për të ikur mund të jetë bërë duke u konsultuar dhe me avokatët. Largimi nuk i shërben pozitave të tij penale. Nëse Ahmetaj do të vijojë të qëndrojë jashtë Republikës së Shqipërisë, në dhënien e vendimit përfundimtar është një masë rënduese që do të reflektojë në dënimin përfundimtar që do t’i jepet”, u shpreh avokati.

arben ahmetaj spak besart logu avokati