TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 22:06

Masa ndaj Beqajt, Elisabeta Imeraj: Po veprohet si me inceneratorët, pavarësisht hetimeve pagesat vazhdojnë!

Shkruar nga Pamfleti

Masa ndaj Beqajt, Elisabeta Imeraj: Po veprohet si me inceneratorët,

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur për koncesionin e sterilizimit dhe masën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Imeraj u shpreh edhe pse hetimet vijojnë, pavarësisht nga pagesat e fryra ato vazhdojë të bëhen. Teksa mori si shembull edhe çështjen e inceneratorëve.

“Shpërdorimi i detyrës është një vepër që mund të fusësh çdo vepër aty. Në rastin konkret të shohim faktin penal, mungesa ose mosveprimi i Beqajt për konfliktin e interesit me Rrapajt dhe Rrjepaj, lejimin dhe krijimin e kushteve të favorshme për atë që të do fitonin terenin. Pra me pak fjalë mungesa e konkurrencës së drejtë. Mënyra se si është zbatuar koncesioni i sterilizimit ka probleme.

Ajo që duhet bërë sot e tutje në thelb është një veprimtari që vazhdon. Po të marrim shembull inceneratorët, paratë vazhdojnë e paguhen. Pavarësisht nga pagesat e fryra këto pagesa vazhdojnë. Çfarë kemi zgjidhur nga këto hetime? Interesi publik është që këto para të mos paguhen kot së koti”, tha Imeraj.

elizabeta imeraj ilir beqaj inceneratoret

Lini një Përgjigje