TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 07:53

Mashtrimi nga Call Center-i, ish deputeti: Hetimet do zbulojnë emra të tjerë më të mëdhenj

Shkruar nga Pamfleti
Mashtrimi nga Call Center-i, ish deputeti: Hetimet do zbulojnë emra të
Mashtrimi nga Call Center

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar operacionin e fundit policor kundër një Call Center-i në Tiranë, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në mashtrime financiare ndaj qytetarëve italianë dhe evropianë.

Gjoni ka theksuar se hetimet mund të çojnë drejt goditjes së disa personave të tjerë lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, skema e mashtrimit është shumë më e gjerë.

“Nuk do ishte çudi që nesër të goditen “peshq” edhe më të mëdhenj nga informacionet që vinë nga partnerë ndërkombëtarë. Varet ku ka prekur kjo dhe njerëzit e saj. Kjo është skemë më e madhe dhe e gjerë.

Call Center-i është një aferë shumë e madhe, në Shqipëri ka shumë call center-a ilegale.

Edhe nëse SPAK do donte ta injoronte këtë çështje, informacioni ka ardhur nga anti-mafia italiane. Ka elementë politikë që mbështesin baronët e krimit të organizuar që operojnë përmes Call Centera-ve dhe këta janë të lidhura dhe me narkotrafikun që prekin interesat amerkane. Kontrolli nuk është thjesht amerikan, është sepse i prekin interesat”, tha ai.

Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-in qe operonte nga Tirana, ku zbulohet skema se si mashtroheshin shtetasit nga nga vende të ndryshme, duke iu kërkuar të investonin shuma të ndryshme parash.

“Le lene” kishte marrë informacione nga shtetas italianë për se iu ishin bërë mashtrime përmes telefonit dhe kishin humbur shuma të konsiderueshme.

Emisioni investigatit fillimisht arriti të infiltronte një person në grupin e “Call Center”-it, i cili arriti të zbulonte mekanizmin sesi funksiononte.

Një numër i konsiderueshëm personash që punonin për kompaninë mashtruese telefononin njerëz të ndryshëm duke i nxitur të investonin në platformë, me shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin në 200 mijë euro. 

Një nga këshillat që iu dha të infiltruarit të “Le lene” ishte se personat që telefonoheshin, nuk duhet të lejoheshin të fitonin më shumë se 30-50 euro në ditë që të nxiteshin për të investuar sërish.

Një nga italianët e punësuar në “Call Center” i tregoi të infiltruarit të “Le lene” se ai vetë personalisht nga puna gjatë një muaji kishte arritur të fitonte 3500-10 000 euro në muaj.

mashtrimi nga call center

Lini një Përgjigje