TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 13:50

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të Matematikës 

Shkruar nga Pamfleti
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të
Matura Shtetërore

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare, testit iu nënshtruan 25.051 maturantë, ndërsa 645 prej tyre nuk arritën ta kalojnë provimin. Kjo e çon shkallën e kalueshmërisë në 97,43%.

Nga ana tjetër, 241 maturantë u vlerësuan me notën maksimale 10.00, duke arritur rezultatin më të lartë në provim. 

Nota e provimit të Matematikës, së bashku me rezultatet e provimeve të tjera të Maturës, përbën një element kyç në llogaritjen e pikëve për aplikimet në arsimin e lartë.

Ministria e Arsimit pritet të publikojë në vijim edhe statistikat zyrtare mbi performancën e maturantëve, nivelin e kalueshmërisë dhe shpërndarjen e notave në rang kombëtar. 

Klikoni KËTU për të parë rezultatat e plota 

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimit të

provimet e matures shteterore

Lini një Përgjigje