
Procesi i numërimit është mbyllur edhe në Divjakë, ku Partia Socialiste udhëheq bindshëm. PS-ja ka marrë një fitore me një diferencë me mbi 6 mijë vota ndaj PD-së.
Sipas raportimit nga të dhënat e KQZ-së, PS-ja siguroi 10,427 vota ndërsa PD 3,882 vota. Forcë e tretë në Divjakë është renditur Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, me 906 vota, ndjekur nga partia Mundësia e Agron Shehajt me 231 vota.
Rezultati i të gjitha partive në Divjakë:
PS 10.427 vota
PD 3.882 vota
Shqiperia Behet 906 vota
Mundesia 231 vota
Koalicioni Djathtas per Zhvillim 149 vota
Levizja Bashke 137 vota
PSD 102 vota
AKSH 90 vota
Koalicioni Euroatlantik 90 vota
Levizja Atdheu 26 vota
Aleanca Demokracia e Re 11 vota
Lini një Përgjigje