TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 19:59

E pazakontë në Shkodër, numëruesit ndërpresin punën për të parë finalen Vllaznia-Egnatia

Shkruar nga Pamfleti

E pazakontë në Shkodër, numëruesit ndërpresin

Në një episod të pazakontë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr vëmendjen numëruesve në Shkodër, pasi këta të fundit kanë ndërprerë punën për të ndjekur finalen e Kategorisë Superiore, ku Vllaznia përballet me Egnatian në një sfidë vendimtare për titullin kampion pas 24 vitesh pritje.

Ndeshja nis në orën 20:00, dhe duket se emocioni i futbollit ka kaluar edhe votat, teksa procesi i numërimit është ndërprerë në mënyrë të njëanshme, duke nxitur reagimin e institucioneve zgjedhore. KQZ ka kërkuar që puna të vijojë sipas afateve ligjore, ndërsa qytetarët janë të ndarë mes sportit dhe procesit demokratik.

Situata zgjedhore në Shkodër (deri tani):

268 kuti të numëruara nga 405 gjithsej (66.1%)

Partia Demokratike: mbi 25 mijë vota

Partia Socialiste: mbi 22 mijë vota

Partia Socialdemokrate (PSD): mbi 12 mijë vota

Sipas projeksioneve të deritanishme, PD-ja siguron 5 deputetë, PS 4, ndërsa PSD 2 mandate, duke e bërë Shkodrën një nga qarqet më të balancuara dhe më interesante politikisht.

Lini një Përgjigje