TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 20:27

Edi Rama "Mbret", po tani?!

Shkruar nga Pamfleti
 

Edi Rama "Mbret", po tani?!

Numërimi i votave vazhdon, ndonëse fituesi është i qartë, e humbësi akoma më i qartë. Pasi janë numëruar më shumë se gjysma e votave në rang vendi, Partia Socialiste (PS) kryeson me një projeksion prej 83 mandatesh, ndërsa Partia Demokratike (PD) dhe koalicioni i saj kanë 51 mandate. Beteja tani po zhvillohet për vendin e tretë, ku Partia Socialdemokrate (PSD) konkurron me Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, të ndjekur nga Agron Shehaj dhe Arlind Qori. Shumë figura të vjetra politike, veçanërisht nga e majta, kanë mbetur jashtë parlamentit.

Të gjithë prisnin fitoren e mandatit të katërt të Edi Ramës, por jo të gjithë e parashikonin këtë rezultat. A do të mbajë përgjegjësi Sali Berisha? Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike? Si do të reagojnë ndërkombëtarët? Çfarë do të thotë ky rezultat për Shqipërinë? Kush do të marrë stafetën e opozitës? Shpesh analizohet psikologjia e votuesit: si voton populli shqiptar? Dhe pyetja njëmiliondollarëshe: A ka lindur njeriu që mund të mposhtë Edi Ramën dhe kush mund të jetë ai? Edi Rama, 16 vjet kryeministër – po më pas? A do të kemi lajme nga SPAK-u për të ndryshuar atmosferën?
Ndiqni analizën më të fundit në podcast-in “Të Pashoq” me Edjona Dervishin. I ftuar: analisti dhe politologu Ermal Hasimja.

Lini një Përgjigje