Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, ka folur në një konferencë për mediat nga SPAK, pas mega-operacionit antidrogë, të zhvilluar mes Shëqipërise dhe Italisë.
Kryeprokurori theksoi se mafia shqiptare ka një forcë ndërkombëtare shume të madhe.
"Punojmë prej 10 vitesh për arritjen e objektivave të përbashkëta. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet shqiptare në vecanti SPAK janë shumë të aftë në kapjen e veprave bashkë me ne.
Për fat të keq mafia shqiptare është një forcë ndërkombëtare shumë e madhe. Populli shqiptar do të jetë në gjendje të luftojë këtë ‘kancer’.
Bashkëpunimi me SPAK është në nivele të kënaqshme, që arrijmë objektiva të përbashkëta. Doja të theksoja këtë afërsi të fortë që ekziston mes nesh", u shpreh kyreprokurori Rossi.
Megaoperacioni i zhvilluar nga autoritete shqiptare dhe ato italiane, çoi në arretsimin e 52 personave.
Lini një Përgjigje