Aktualitet25 Qershor 2024, 16:00

Megaskandali te Onkologjiku, qytetarët protestojnë nesër në orën 19:00 para Ministrisë së Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

Megaskandali te Onkologjiku, qytetarët protestojnë nesër në

Pas mega-skandalit te Onkologjiku, ku mjekët dhe punonjësit e spitalit të Tiranës abuzonin me detyrën duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri, qytetarët kanë njoftuar se ditën e nesërme do të mbajnë një protestë.

Protesta do të zhvillohet pasditen e së mërkurës para Ministrisë së Shëndetësisë në orën 19:00.

Megaskandali te Onkologjiku, qytetarët protestojnë nesër në

Kujtojmë se nën hetim janë vendosur disa persona, mes të cilëve edhe zv.Drejtoresha e QSUT dhe disa mjekë. Në dosjen e siguruar nga mediat, dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private.

Po ashtu aty dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit.

Prokuroria arriti të dokumentonte raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Konkretisht të përfshirë në skandal janë: Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT); Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT); Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT); Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik); Halil Gashi; Florian Marku dhe Drilona Kishta.

Prokuroria e Tiranës po heton skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.