TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2025, 12:06

Çmenduri në Tiranë! I riu i merr pistoletën e policit dhe tenton të qëllojë te Stacioni i Trenit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Çmenduri në Tiranë! I riu i merr pistoletën e policit dhe
Pamjet nga sherri

Një sherr banal mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit, Tiranë.

JOQ ALBANIA ka mësuar se sherri ka nisur në fillim në lokal dhe më pas ka vijuar në rrugë, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë.


Referuar dëshmitarëve, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.

Kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë përleshjes mes personit agresor dhe policit, arma ka “fluturuar” në anën tjetër të rrugës.

Në pamje mund të dëgjohen edhe britmat e qytetarëve dhe një grua që tenton të qetësojë një djalë, në dukje i ri në moshë.Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i këtij sherri, por të gjithë kalimtarët janë tronditur dhe kanë mbetur të shtangur nga këto skena dhune në mes të rrugës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

i riu dhunon dhe i merr armën policit tiranë

Lini një Përgjigje