
Teksa pritet që të nisë për pak çaste seanca plenare, një grup minatorët janë mbledhur sot para Kuvendit ndërsa protestojnë për plotësimin e kushteve të tyre.
Me pankarta në duar, minatorët kërkojnë që të miratohet statusi i minatorit.
‘Statusin e minatorit, mos prisni të na e jepni pas vdekje’, lexohet në një prej pankartave të protestuesve.
Ata kanë bllokuar rrugën për deputetët të cilët po hyjnë në Kuvend.
Ka nisur me 1 minutë heshtje seanca e sotme plenare për shkak të luftës në Izrael. I pranishëm në këtë seancë është edhe kryeministri Rama. Ditën e sotme pritet të miratohet rezoluta e përbashkët e mazhorancës dhe opozitës për Kosovën.
Lini një Përgjigje