
Mirlinda Karçanaj është shkarkuar nga detyra e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në vend të Mirlinda Karçanaj është emëruar Igli Tafa. Tafa më parë ka mbajtur postin e drejtorit në Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, njeri i besuar i kryeministrit Rama, që ka menaxhuar miliona lekë në këtë institucion.
“Pamfleti” ka denoncuar edhe më parë se si Igli Tafa e kishte thyer institucionin në një zyrë qejfi, ku punësoheshin individë të caktuar dhe vetëm merreshin para, por sistemet për të cilat ata duhej të kujdeseshin ishin lehtësisht të hakerueshme.
Ndërkohë Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si edhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë në masën e “arrestit në shtëpi”, pas hetimeve nga SPAK që zbuluan se si dhjetëramiliona euro u rrëmbyen nga xhepat e taksapaguesve përmes proceseve të prokurimeve false dhe manipulimit të procedurave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Më parë kryeminsitri Edi Rama reagoi pas akuzave të SPAK ndaj AKSHI-it.
Sipas tij, SPAK ka bërë akuza të padrejta ndaj drejtoreshës, Mirlinda Karçanaj.
Rama theksoi se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanaj, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin dixhital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite.
Për personat e tjerë nën hetim u lanë në fuqi masat e sigurimit të caktuara më parë.
AKSHI është institucioni kyç në zhvillimin dhe menaxhimin e platformave shtetërore dixhitale, përfshirë portalin e-Albania dhe sistemet e tjera elektronike të shërbimeve publike.
JEMI MOSHA QE NUKE DIME ME KOMUNIKU ONLAJE MEPREKE KRETE PRAKTIKATE E JETESE.. PERDEROTE E DITEVE TE PUNESE IKAPASE ADMINISTRATA ESHTETI. JUNE METODE METE HUME VJETERSINE NE PUNE. KEMI DALE NE PUNE 15 . VJECE SAKEMI MARU TE TETENE. DALE NE KOPERATIVE.
Këta hajdut duhet të shkarkohen të gjithë se janë bërë të urryer për popullin fukara.