TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2026, 22:53

Nuk ndalet tubimi në Kryeqytet/Pas marshimit, protestuesit rikthehen sërish në Bulevard; thirrje për largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet tubimi në Kryeqytet/Pas marshimit, protestuesit rikthehen

Protesta vijon ende dhe qytetarët e mbledhur në shesh duket se nuk kanë ndërmend të largohen, duke treguar vendosmëri në qëllimet dhe kërkesat e tyre...

Protestuesit në ditën e tetë të tubimit të tyre duket se nuk ka ndërmend të shqitet nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Pasi bënë për rreth 2 orë marshim rrugëve të Tiranës, mijëra protestues janë mbledhur sërish në Bulevard ku dhe janë ulur këmbëkryq duke kënduar këngë patriotike dhe duke bërë thirrje anit-establishment.

Me flamurin kombëtarë në duar, qytetarët kanë vijuar me thirrjet ‘Poshtë diktatura’, ‘Vdekje tradhtarëve’, ‘Rama në burg, Berisha në Burg’. Brohoritmat dhe thirrjet e tyre kanë elektrizuar kryeqytetin me qindra qytetarë dhe drejtues makinash të cilët i kanë përshëndetur ato duke fikur automjetet dhe duartrokitur.

Nuk ndalet tubimi në Kryeqytet/Pas marshimit, protestuesit rikthehen

Protesta vijon ende dhe qytetarët e mbledhur në shesh duket se nuk kanë ndërmend të largohen, duke treguar vendosmëri në qëllimet dhe kërkesat e tyre. Protestuesti më pas janë rikthyer në Sheshin Skënderbej aty ku dhe nisi tubimi. 

protesta

3 Komente

  1. T
    Thana

    Kjo proteste do ta maturoje popullin shqiptar me shume se te gjitha protestat e meparshme te mara se bashku. Nese Zotit Edi Rama i ka mbetur dicka nga ato refleksionet qe mbajti gjate vitit 1991-1992, mendoj se do te jape doreheqjen.

    Lini një Përgjigje