TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2025, 17:52

Rama e cilësoi PS bordello, Irena Beqiraj: Socialistët duhet ta ribëjnë partinë nga e para

Shkruar nga Pamfleti

Rama e cilësoi PS bordello, Irena Beqiraj: Socialistët duhet ta

Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili një natë më parë, në një emision televiziv, e cilësoi Partinë Socialiste si një “bordello”.

Përmes një postimi në Facebook, Beqiraj u shpreh se kjo deklaratë është tregues i një krize të thellë brenda PS. Ajo thekson se pas kësaj, socialistët duhet të kuptojnë që partia ka nevojë të ribëhet nga e para.

Beqiraj përmend gjithashtu një thënie të Marcus Aurelius: “Zgjedhjet janë çështje karakteri”. Ajo shton se karakteri i liderit që zgjidhet përcakton karakterin e atyre që e zgjedhin.

“Pas kësaj deklarate socialistët duhet të kuptojnë që Partia Socialiste duhet ribërë nga e para! ‘Zgjedhjet janë çështje karakteri’, thoshte Marcus Aurelius. Nëpërmjet karakterit të liderit që zgjidhim përcaktohet karakteri i atyre që e zgjedhin!”, shkruan Beqiraj.

Lini një Përgjigje