TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2025, 17:47

Krimet zgjedhore, SPAK publikon numrin e gjelbër: Denonconi paligjshmëritë

Shkruar nga Pamfleti

Krimet zgjedhore, SPAK publikon numrin e gjelbër: Denonconi

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka publikuar një numër telefoni ku qytetarët mund të denoncojnë krimet zgjedhore përgjatë ditës së zgjedhjeve.

Në një njoftim të SPAK në rrjetet sociale, i bëhet thirrje çdo qytetari, që ditën e diel, përgjatë orarit të votimit, të denoncojë rastet e paligjmërisë, të lidhura me zgjedhjet.

0800 04 05 është numri i vënë në dispozicion nga SPAK dhe do të jetë në shërbim falas përgjatë 12 orëve që zgjat edhe procesi i votimit.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00, vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër”, njofton SPAK përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Lini një Përgjigje