
Gjatë tubimit u bë thirrje që ditën e nesërme të bëhej një tjetër protestë para Kuvendit...
Ka përfunduar protesta e 32-të e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë. Me përfundimin e fjalimeve dhe kërkesave të tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama, protestuesti kanë nisur marshimin e përnatshëm rrugëve të Tiranës.
Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.
Si në çdo protestë tjetër këtë 1 muaj, nuk kanë munguar as sonte pankartat pikante të mbushura me ‘meme’ thumbuese drejtuar Ramës, Qeverisë dhe kastës së vjetër politike.
Një nga pankartat më interesante ishte ajo e bustit të Enver hoxhës me kokën e Ramës, me të cilin qytetarët dërguan mesazhin se do ta rrezojnë njësoj si diktatorin.
Gjithashtu gjatë tubimit u bë thirrje që ditën e nesërme të bëhej një tjetër protestë para Kuvendit, ku të pengohej futja e deputetëve në sallën e Parlamentit, pasi sipas tyre ata nuk i përfaqësojnë.
Në mbyllje të tubimit, nga podiumi u përsërit thirrja për mobilizim edhe më të madh në protestën e së martës para Kuvendit, me organizatorët që theksuan se lëvizja qytetare do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të saj dhe ndryshimin e sistemit aktual qeverisës.
Lini një Përgjigje