TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 21:24

"Të futemi në Kuvend", i moshuari thirrje për mobilizim kombëtar: Të rrëzojmë Ramën, është tradhtar i kombit

Shkruar nga Pamfleti
"Të futemi në Kuvend", i moshuari thirrje për mobilizim
Pamje nga protesta

Thirrjet për përshkallëzim të protestës janë shtuar edhe në ditën e 32-të të tubimit para Kryeministrisë. Një prej protestuesve, një i moshuar, u bëri apel qytetarëve nga i gjithë vendi që të bashkohen në protestë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Në fjalën e tij, ai e cilësoi Ramën "tradhtar të kombit" dhe u bëri thirrje qytetarëve të lënë punët e përditshme për t'iu bashkuar protestës.

"Nuk do të na mposhtë një njeri dhe diktator si Edi Rama. Është tradhtar i të gjithë kombit, prandaj duhet të merrni masa dhe të bashkoheni sa më shumë. Ulni qepenat, mbyllni lokalet dhe bashkohuni. Nisni nga Kukësi, Tropoja, Dibra, Saranda e Gjirokastra, edhe zbathur po të jetë nevoja, të mblidhemi të gjithë dhe ta heqim," deklaroi ai.

Protestuesi shkoi edhe më tej, duke thënë se është i gatshëm të hyjë në Kuvend dhe duke kërkuar hartimin e një Kushtetute të re për vendin.

"Unë do të jem një nga ata që do të futem në Parlament dhe ta hedhim poshtë atë Kushtetutë, për të bërë një të re, një Kushtetutë të mirë për Shqipërinë. Nuk mund të vazhdohet më kështu," u shpreh ai.

Në fund të fjalës, i moshuari kritikoi edhe vendimin e fundit të qeverisë për bonusin e pensionistëve, duke e cilësuar të papërfillshëm.

"U dha pensionistëve 5 mijë lekë. Çfarë janë ato? Nuk dalin as për një kafe. Me këto lëmosha nuk zgjidhen hallet e shqiptarëve," tha protestuesi mes duartrokitjeve të turmës.



protesta

Lini një Përgjigje