TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2026, 19:50

Molotovë drejt 'Vilës 31', Bejko: Berisha donte të linte gjurmë, për ndërkombëtarët është kapitull i mbyllur

Shkruar nga Pamfleti

Molotovë drejt 'Vilës 31', Bejko: Berisha donte të

Analisti Roland Bejko ka komentuar protestën e opozitës të zhvilluar një ditë më parë, gjatë së cilës  u hodhën molotovë pranë Vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Bejko theksoi se protesta është një mjet legjitim për të shprehur pakënaqësinë, por thekson se aktet e dhunës nuk përputhen me standardet demokratike.

“Berishës i interesonte kjo situatë sepse ishte një protestë e dobët dhe ai synonte të ‘linte një gjurmë’. Për Europën është e papranueshme djegia e institucioneve nga protestuesit”, u shpreh Bejko.

Ai shtoi se në perceptimin europian, aktet e djegies së institucioneve përbëjnë një vijë të kuqe që nuk mund të justifikohet në kuadër të një proteste politike.

“Berisha në atë shtëpi ka kujtime, sepse gjatë kohës kur ishte mjek ishte mik me një nga djemtë e Enver Hoxhës dhe kishte dëshirë të futej në rrethin e parë të mjekëve që kuronin Diktatorin, pra Berisha ka kujtime me atë shtëpi dhe është njeriu i gabuar për të na thënë që ajo shtëpi meriton të digjet. Mund ta thotë një njeri që ka përjetuar përndjekjen e regjimit”, tha Bejko.

Për protestën pati reagime edhe nga përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë. Ambasada Franceze, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe Ambasada Gjermane shprehën shqetësim për aktet e dhunës dhe rrezikun e krijuar për qytetarët.

Në lidhje me këto reagime, Bejko deklaroi se “për ndërkombëtarët Sali Berisha është një kapitull i mbyllur”.

bejko berisha proteste

Lini një Përgjigje