
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas protestës së djeshme nga Partia Demokratike në Tiranë, duke shprehur shqetësim për episodet e dhunës gjatë tubimit.
Në një deklaratë zyrtare, përfaqësia e BE-së thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim paqësor, por nënvizon se ajo duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe sigurinë publike.
“Delegacioni i BE-së kujton se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe sigurisë së të gjithë individëve. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë që rrezikojnë jetët njerëzore”, thuhet në deklaratë.
Më tej, Delegacioni i BE-së u drejton një apel forcave politike për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv.
“Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë përmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në dritën e reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, përfundon deklarata.
Gjithashtu, ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar ashpër pas hedhjes së molotovëve në ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së djeshme.
Në një deklaratë zyrtare, përfaqësia diplomatike dënon aktet e dhunës, duke theksuar se ngjarjet e mbrëmjes së djeshme arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj “Vila 31 – Fondacioni Art Explora”.
Ja I doli kallai "francuskeve" kane 80 vjet qe mbajnë komunizmin ne Shqipëri nje here me Enverin pastaj me Edverin....vendi eshte kapur nga kjo e keqe e madhe por jane ditet e fundit makaronistet edhe nr Shqipëri!