TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2026, 09:28

Moti i keq, 600 familje në fshatrat e qarkut Korçë pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, 600 familje në fshatrat e qarkut Korçë pa energji
Korça pa energji elektrike

Probleme me furnizimin me energji elektrike janë regjistruar në disa zona rurale të qarkut Korçë. Aktualisht kanë dalë jashtë funksionit 6 fidera, duke lënë rreth 600 abonentë pa energji.

Situata paraqitet problematike në zona të Korçës, Maliqit, Pogradecit dhe Ersekës, ndërsa Bilishti nuk raporton ndërprerje. Defektet janë shfaqur në rrjetin shpërndarës dhe kanë prekur kryesisht abonentë në zonat rurale.

Ekipet teknike po punojnë në terren për identifikimin dhe riparimin e defekteve, me synim rikthimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë vijojnë funksionimin normal. Hidrovori i Pogradecit po operon pa probleme.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po zbatojnë masat e nevojshme për stabilizimin e rrjetit dhe rikthimin e energjisë për abonentët e prekur.

600 familje korce energji elektrike

Lini një Përgjigje