Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq, që ka shkaktuar probleme në disa nga qarqet e vendit, ndërsa qindra banesa janë përmbytur.
Ndërsa autoritetet në njërën anë kanë nisur vlerësimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve, në anën tjetër duket se dalja nga shtrati e lumenjve ka krijuar një vatër tjetër përmbytjesh.
Nga raportimet e fundit, mësohet se Semani ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, ndërsa uji ka vërshuar në drejtim të banesave. Gjithsesi raportohet për prezencë uji vetëm në oborret e disa banesave dhe jo depërtim të ujit brenda tyre.
Lumi Seman ka përmbytur me qindra hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec–Patos dhe Fier.
Po kështu lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati, duke rrezikuar përmbytjen e të paktën 20 banesave në fshatin Thanasaj.
Nga grupet e emergjencave po shqyrtohen opsionet për evakuimin e banorëve në banesat më të rrezikuara në këtë fshat.
Lini një Përgjigje