Reshjet e dendura të borës kanë krijuar probleme në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së djeshme, disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.
Në njësitë Lurë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Muhurr, trashësia e borës ka kaluar 40 centimetra. Bashkia Dibër po punon për hapjen e rrugëve drejt fshatrave, ndërsa raportimet konfirmojnë se disa prej tyre vijojnë të jenë të izoluara.
Në qytetin e Peshkopisë, bora ka arritur rreth 20 centimetra. Autoritetet lejojnë qarkullimin në rrugën Peshkopi–Kukës vetëm me zinxhirë dhe me vështirësi. Segmenti Ura e Çerenecit–Librazhd mbetet i pakalueshëm, ndërsa ekipet po punojnë për hapjen e tij.
Rruga Peshkopi–Tiranë mbetet e qarkullueshme pa zinxhirë. Strukturat përkatëse po vijojnë pastrimin dhe hapjen e rrugëve rurale në të gjithë qarkun.
Lini një Përgjigje