TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 14:15

Moti i keq në vend, policia apel shoferëve dhe këmbësorëve: Tregoni kujdes maksimal

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në vend, policia apel shoferëve dhe
Pamje nga Tirana

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, me stuhi dhe reshje shiu. Si pasojë ka pasur përmbytje në disa qytete dhe probleme me qarkullimin.

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve që të tregojnë kujdes për shkak të motit të keq. Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut, ka prezencë uji në disa akse, si dhe inerte e thyerje të pemëve. Për çdo rast nevojë, policia iu kërkon që të telefonojnë në numrin 112.

“Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve. Punonjësit e Policisë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve, për shkak të motit të keq.

Qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me Policinë, në rastet e bllokimit të rrugëve apo problemeve të tjera për shkak të motit të keq, me qëllim koordinimin e veprimeve me gjithë strukturat e tjera shtetërore.

Telefononi në 112 për çdo rast nevoje dhe respektoni udhëzimet e Policisë”, njofton policia.

moti i keq policia apel per motin e keq

Lini një Përgjigje