TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Gusht 2025, 13:19

Moti i keq në vend/ Lezha nën pushtetin e reshjeve, ndërpritet energjia elektrike në Shëngjin

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në vend/ Lezha nën pushtetin e reshjeve, ndërpritet
Pamje nga përmbytjet në Lezhë

Edhe Lezha është përfshirë nga moti i keq.

Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme. Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.

moti i keq ne lezhe

Lini një Përgjigje