TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 13:28

Moti i keq në Vlorë, rrëshqitja e dherave bllokon aksin Peshkëpi-Vllahinë-Poçem

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Vlorë, rrëshqitja e dherave bllokon aksin

Rreshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në zonën e Vllahinës në Vlorë, ku rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh fshatin Peshkëpi me Vllahinën dhe Poçemin. Segmenti është i pakalueshëm për automjetet, duke krijuar trafik dhe penguar lëvizjen e banorëve të disa fshatrave të zonës.

Rruga, e cila ishte riasfaltuar pak kohë më parë dhe lidhet me rrugën e re të Poçemit që shkon drejt autostradës Levan–Tepelenë, u prek nga rrëshqitja e masiveve të dheut që ranë nga shpatet anësore. Dhjetëra mjete u detyruan të qëndrojnë në pritje deri në mbërritjen e mjeteve të ndërhyrjes për pastrimin dhe hapjen e aksit.

Situata e krijuar këtë të mërkurë nxorri në pah problematikën e mungesës së barrierave mbrojtëse në anë të rrugës, ku si pasojë e reshjeve, situata u vështirësua deri në bllokim të qarkullimit të banorëve të disa fshatrave në zonë.  

Lini një Përgjigje