TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 10:49

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut; familjarët konfirmojnë lajmin

Shkruar nga Pamfleti
Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon zv.kryeministri i Maqedonisë
Izet Mexhiti reagon për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

Artisti i njohur shqiptar vdiq në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak.

Mexhiti ngushëlloi familjen e artistit dhe gjithë komunitetit artistik, derisa shtoi se Kasapi la pas një trashëgimi të çmuar artistike.

"Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij.

Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut.

Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet.Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe", shkruan Mexhiti.

Ndërkohë edhe familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi, e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tij, shkruan Alsat.

Lajmi është konfirmuar përmes një shkrimi në emisionin e mëngjesit në Alsat, 9me11.

Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.

Kujtojmë se Shpat Kasapi, ka qenë një ndër zërat me të cilin janë rritur shumë breza.

Lini një Përgjigje