
Në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë janë shfaqur sërish vështirësi në qarkullimin e automjeteve, pasi për të disatën herë janë regjistruar rrëshqitje dherash.
Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive. Firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.
Rruga, me një kosto rreth 260 milionë euro dhe me një periudhë ndërtimi që zgjati afro 14 vite, është prezantuar si një nyje e rëndësishme lidhëse midis lindjes dhe perëndimit të vendit por përsëritja e problemeve ka ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e saj.
Lini një Përgjigje