Aktualitet22 Janar 2024, 09:12

Moti i keq/ Rruga e Iballës ende e bllokuar nga bora, si paraqitet situata në Fushë-Arrëz

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Rruga e Iballës ende e bllokuar nga bora, si paraqitet situata

Teksa Fushë-Arrëzi u përball me një mot të keq dhe reshjeve të dendura të borës, tani po vijon puna për zhbllokimin e segmentit rrugor të Iballës.

Gjatë natës në rrugë punuan mjete të emergjencave, një borëpastruese e Bashkisë dhe një fadromë e ofruar nga një subjekt privat.

Në Qafen e Sharit reshjet e bores arritën mbi 1.5 m. Gjatë mbrëmjes u dërguan ushqime për familjet ne vështirësi nga emergjencat civile.

iballë fushë-arrëz moti i keq