Aksi rrugor Leskovik-Përmet është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve në zonën e fshatit Petran.
Shkak për këtë situatë është shembja e shtratit të rrugës, i cili ka sjellë pamundësinë totale të lëvizjes në këtë segment.
Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë nga institucionet përgjegjëse. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin akse alternative.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar lidhur me situatën dhe rihapjen e qarkullimit.
“Njoftohet se në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran, si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës, qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.
Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.
Lutemi drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje