Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në lugina era pritet të arrijë shpejtësi deri 17m/s.
Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.
Temperatura më e ulët shënohet në Tropojë -1 dhe më e larta në Tiranë 14 gradë Celsius.
Ditët në vijim pritet që temperaturat të ulen ndjeshëm duke arritur -4 në Tiranë.
Lini një Përgjigje