Aktualitet12 Korrik 2023, 11:24

Njolla të shumta korrupsioni dhe probleme me pasurinë, KPK shkarkon prokurorin famëkeq të Durrësit Ndriçim Troplini

Shkruar nga Pamfleti
Njolla të shumta korrupsioni dhe probleme me pasurinë, KPK shkarkon
Ndriçim Troplini në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Durrësit Ndriçim Troplini. Vendimi u mor sot nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. 

Më 6 korrik 2023, Troplini t u thirr në seancë rivlerësimi, ku hetimi i Komisionit të Vetting dhe provat që paraqiti Vëzhguesja Ndërkombëtare, Elka Ermenkova, vërtetuan abuzimet e tij të shumta e të rënda gjatë detyrës për 3 vite në Fier e 16 vite në Durrës.

Gjatë 5 orëve ballafaqim me provat, rezultoi se prokurori Ndriçim Troplini, ka njolla të shumta korrupsioni me objekt favorizim personash e grupesh kriminale, që kanë kryer trafiqe droge, kontrabandë, përdhunime, grabitje pasurie me letra false e dhunë, rrëmbime, gjobë vënie e vrasje.

Në Komisionin e Vetting dhe te vëzhguesi ndërkombëtar, janë bërë 260 denoncime konkrete me emra qytetarësh e çështje penale, për aferat dhe lidhjet e prokurorit Ndriçim Troplini, me eksponentë të botës së krimit dhe zyrtarë të korruptuar, nga të cilat janë verifikuar e faktuar 112 raste, ndërsa në seancën e vettingut u paraqitën 28 të tilla.

Rasti më i rëndë i përfshirjes së prokurorit Ndriçim Troplini me dosjet e krimeve, është e lidhur edhe me dëshminë e killerit Nuredin Dumani në SPAK, se ky prokuror “monstër” ka marrë 200 mijë Euro ryshfet nga kriminelët Festim Qoli e Henrik Hoxha, për pushimin e 2 dosjeve të vrasjes nënë e bir në Durrës.

 

kpk ndriçim troplini